Lajme

Biden pas sulmit: Është koha të ndryshohet legjislacioni i armëve


Është koha për ta kthyer këtë dhimbje në veprim”.

Kështu deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, pas ngjarjes së rëndë, ku një 18-vjeçar qëlloi për vdekje 19 fëmijë dhe 2 të rritur.

“Kisha shpresuar që kur të bëhesha president nuk do të më duhej ta bëja këtë përsëri. Një tjetër masakër”, tha ai fillimisht në fjalimin emocionues.

Biden u bazua në përvojën e tij, pasi humbi gruan e tij të parë dhe vajzën e vogël në një aksident me makinë në 1972 dhe një djalë të rritur nga kanceri në 2015.

“Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit”.

Presidenti përdori një ton më të ashpër kur foli për nevojën e legjislacionit për armët.

Ai foli për të shtënat në Buffalo dhjetë ditë më parë dhe u ankua që në të dyja incidentet një 18-vjeçar ishte në gjendje të blinte një armë dhe të kryente krime të tilla të tmerrshme.

“Kur në emër të Zotit do të ngrihemi para hollit të armëve?” pyeti presidenti.

Fjalimi i Biden erdhi menjëherë pasi ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë nga një udhëtim shumëditor në Azi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore