Bota

Biden ndryshon qasjen ndaj Koresë së Veriut: Nuk ka ndonjë ‘ujdi të madhe’


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, do të shqyrtojë diplomacinë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku nuk pritet të kërkojë ndonjë “pazar të madh”.

Ndërsa Jong Un-i po zhvillon një qasje të re, si presion ndaj Pyongyang për të hequr dorë nga armët bërthamore dhe raketat balistike.

Kështu u njoftua të premten nga Shtëpia e Bardhë.

Politikat e SHBA-së do të zhvillojë “një qasje të ekuilibruar, praktike të hapur”, ku gjithashtu do të hulumtojë diplomacinë me Korenë e Veriut.

Qasja e re pason me rishikim të politikës së Koresë së Veriut, nga administrata e ardhshme e Biden. Pas tre takimeve tërheqëse mes Kim dhe ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk u arrit ndonjë përparim në bindjen e Pyongyang për të hequr dorë nga armët e saj.

Politika e ish-presidentit të SHBA-ve, Barak Obamës, i cili refuzoi angazhimin diplomatik me Korenë e Veriut, në mungesë të veprimeve nga Pyongyang për të ulur tensionet, pati gjithashtu ndikim të konsiderueshëm.

Koreja e Veriut, deri më tani, ka refuzuar kërkesat diplomatike nga administrata e Biden-it.

Autoritetet në Pyongyang kanë kërkuar që SHBA dhe aleatët e saj të heqin sanksionet ekonomike të vendosura mbi programet e armëve.

Sekretari për median e Shtëpisë së Bardhe, Jennifer Rene Psaki, nuk dha detaje se cili është hapi tjetër i administratës.

Biden u takua me kryeministrin Japonez, Yoshihide Suga, dy javë më parë, ndërsa pritet të takojë dhe presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, më 21 maj, në Shtëpinë e Bardhë.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se SHBA është konsultuar me Korenë e Jugut gjatë gjithë procesit të rishikimit të politikave. Sipas saj, Washington-i e ka informuar paraprakisht Seulin për përfundimet e saj.

Administrata e Biden-it ka sinjalizuar në të njëjtën kohë një linjë të ashpër mbi të drejtat e njeriut, denuklearizimin dhe sanksionet, ndërsa bën përpjekje diplomatike, për të cilat zyrtarët thonë se janë kundërshtuar nga Pyongyang.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore