
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, është deklaruar kundër një ligji të abortit që është miratuar në Texas për të hequr mundësinë e abortimit të fëmijës pas javës së gjashtë së shtatzënisë.
Kjo pikë e zhvillimit fetal njihet si çasti kur “fillojnë rrahjet e zemrës”. Për këtë shkak, duke qenë ende fetus dhe duke parë se gratë nuk e kuptojnë në këtë stad shtatzëninë e tyre, aborti është i lejuar.
Në shumë vende të botës, aborti lejohet deri edhe në javën e 24-ët të shtatzënisë. Kjo periudhë cilësohet si jo e dëmshme për nënën bartëse.
Por, në Texas, ky ligj kaloi në Senat dhe u la në fuqi edhe nga Gjykata Supreme, në një votim të kontestuar me pesë vota pro dhe katër kundër. Pra, pas javës së gjashtë, është e jashtëligjshme të kryesh abort.
Ky akt jo vetëm nuk lejon atë, por lejon edhe paditjen e doktorëve që e kryejnë një veprim të tillë pas gjashtë javëshit.
Protesta të shumë janë ndërmarrë në gjithë Texas-in tashmë. Pjesë e tyre kanë qenë mjekë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë.
Vendimi i Gjykatës ka qenë i paarsyetuar, gjë që ka sjellë edhe më shumë irritim në opinionin publik.
“Mbresëlënës!”.
Kështu e ka shpjeguar ligjin e ri Sonia Sotomayor, një gjykatëse e njohur në Texas. Ajo e cilësoi atë si “jo kushtetues”.
Ndërsa Biden, ndër problemet e shumta me çështjen e Afganistanit, i ka kushtuar vëmendjen e duhur çështjes shumë të nxehtë në shtetin jugor konservator amerikan.
Kjo e drejtë kushtetuese e abortit në SHBA, daton prej gjysmë shekulli. Periudha e lejuar e abortimit varion nga 22 në 24 javë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha