
Presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi komiteteve përkatëse të Kongresit të Shteteve letra me raporte për gatishmërinë e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.
Lajmi u bë i ditur nga faqja e internetit të Shtëpisë së Bardhë.
“Unë paraqes një raport mbi anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, përgatitur në përputhje me seksionin 3(2)(E)(ii) të Rezolutës që rekomandon dhe jep pëlqimin për ratifikimin e Protokolleve i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të vitit 1949 për pranimin e Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke, të datës 30 prill 1998”, shkruhet në raport.
Një tjetër letër me përmbajtje të ngjashme ka të bëjë me pranimin e Finlandës në NATO.
Në maj, Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO.
Ata shpresonin se do të ishte një proces i shpejtë, por Turqia, një anëtare e vjetër e Aleancës, ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës me arsyetimin se ata mbështesin grupet, të cilat ajo i konsideron terroriste.
Në këtë drejtim, NATO po thërret një takim të diplomatëve nga Turqia, Suedia dhe Finlanda.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për sulmin terrorist: Ishte plan ushtarak, kishin për qëllim pushtimin e një pjese të Veriut
-
Osmani për “Channel4”: Serbia qëndron pas sulmit terrorist – u udhëheqë nga i besuari i Vuçiç-it
-
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve miraton buxhetin afatshkurtër
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
Lajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan