Muzikë

Beyonce thotë se “Blue Ivy i pa kritikat në rrjet, por nuk u dorëzua, veç reflektoi”


Duket se Blue Ivy Carter ka etikën e punës së nënës së saj, këngëtares Beyonce.

Në “Renaissance: A Film by Beyonce”, këngëtarja thuhet se zbulon se vajza e saj lexoi disa komente negative për kërcimin e saj gjatë turneut të së ëmës.

11-vjeçja, e cila është vajza dhe fëmija më i madh i Beyonce dhe bashkëshortit të saj, rep artistit, Jay-Z, ishte një nga kërcimtaret në këngët e nënës së saj, “My Power” dhe “Black Parade”.

Paraqitja e Blue Ivey supozohej të ishte vetëm një herë e vetme dhe madje kjo duhej të negociohej me nënën e saj superyllin, sipas New York Times, transmeton AlbanianPost.

“Ajo më tha se ishte gati të performonte, dhe unë i thashë ‘jo’”, raporton botimi të ketë thënë Beyonce.

Blue Ivy mori disa kritika në internet për lëvizjet e saj në fillim të turneut. Në vend që ta linte atë ta pengonte, Beyonce tha se vajza e saj vendosi të stërvitej më shumë dhe të përmirësohej.

“Renaissance: A Film by Beyonce” u shfaq premierë gjatë fundjavës me një mori yjesh të pranishëm, duke përfshirë katër ish-anëtaret e grupit që nisi karrierën e Bey, “Destiny’s Child”.

Vajzat e ish grupit, Kelly Rowland, Michelle Williams, LeToya Luckett dhe LaTavia Roberson u ribashkuan për premierën.

Filmi del në kinema të premten.

Përndryshe, Beyonce ka debutuar me pamjen e parë të filmit të saj dokumentar të frymëzuar nga turneu i fundit, që titullohet “Renaissance: A Film by Beyonce”, pikërisht në Ditën e Falënderimeve.

“Është Beyonce që ju uron ju dhe familjen tuaj një festë shumë të lumtur të Falënderimeve”, tha ajo në një klip prezantues përpara se të shfaqte trailerin.

Beyonce debuton pamjen e parë të filmit nga turneu i fundit “Renaissance”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore