Jetesë & Stil

Beyonce nuk do të performojë në mbrëmjen e “Grammy Awards 2021”


Ajo ndonëse mund të jetë nominuar për çmime, por Beyonce nuk do të performojë në “Grammy Awards 2021”. Drejtori ekzekutiv i evenimentit, Harvey Mason Jr, ka konfirmuar se 39-vjeçarja nuk do të ngjitet në skenë, shkruan Daily Mail.

“Është e pamundur, sepse ajo është një artiste e madhe për këtë ngjarje. Absolutisht që ne dëshirojmë që ajo në jetë në skenë”, u shpreh Mason.

Artistja e njohur përndryshe është nominuar në nëntë kategori, për të cilat pretendohet edhe t’i fitojë.

Shpresë e madhe e fansave është që Beyonce të marrë çmimin e “Record of the Year”, me këngën “Black Parad”.

Një vendim i tillë në anën tjetër vjen pasi këngëtari The Weeknd, ka bojkotuar pjesëmarrjen e tij në “Grammys”

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore