Beyonce debuton pamjen e parë të filmit nga turneu i fundit “Renaissance”

Labinot Nimani
24.11.2023 12:07
Loading Icons...

Kengetarja ikonike, Beyonce ka debutuar me pamjen e parë të filmit të saj dokumentar të frymëzuar nga turneu i fundit, që titullohet “Renaissance: A Film by Beyonce”, pikërisht në Ditën e Falënderimeve.

“Është Beyonce që ju uron ju dhe familjen tuaj një festë shumë të lumtur të Falënderimeve”, tha ajo në një klip prezantues përpara se të shfaqte trailerin.

Vështrimi i fshehtë fillon kur ylli i “Break My Soul” i mëson vajzës së saj 6-vjeçe Rumi një “mashtrim” për të kapur përmbajtje video cilësore me një celular, duke i thënë asaj: “Duhet ta kthesh anash”.

Rumi dëgjohet duke iu përgjigjur mamasë së saj dhe duke e kthyer kamerën në anën e saj për të dhënë një pamje të drejtpërdrejtë të fitueses së “Grammy”, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Nuk kam asgjë për t’i vërtetuar askujt në këtë moment”, thotë Beyonce në trailerin, teksa shfaqen klipet e veta.

“Ne po krijojmë botën tonë, ky është shpërblimi im. Askush nuk mund ta heqë këtë nga unë”, shton ajo.

Sipas një përmbledhjeje zyrtare të filmit, bëhet fjalë për “qëllimin e Beyonce, punën e palodhur, përfshirjen në çdo aspekt të prodhimit, mendjen dhe qëllimin e saj krijues për të krijuar trashëgiminë e saj dhe për të zotëruar zanatin e saj”.

Beyonce përfundoi turneun e saj botëror “Renaissance”, duke thyer rekord muajin e kaluar dhe njoftoi se do të publikojë filmin e koncerteve më 1 dhjetor.

Biletat për “Renaissance: A Film by Beyonce” janë në dispozicion tanimë në SHBA.

 

Të fundit

Aktuale