Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se ishte një fitore e madhe diplomatike për Beogradin zyrtar por edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç arritja e marrëveshjes me Kosovën për targat.
Ajo ka thënë se fitorja u arrit si rezultat i tre hapave të arsyeshëm kinse në emër të ruajtjes së paqes.
“Ajo që ja dolëm që me reagim të mençur dhe të matur të ruajmë paqen dhe atë stabilitet që është për serbët në Kosovë”.
“Ja dolëm të dëshmojmë se Beogradi më nuk do të tolerojë zgjidhje të imponuara njëanshëm dhe se me Beogradin duhet të bisedohet për të gjitha gjërat, e Prishtina para së gjithave duhet të ketë dialog me ne”, ka thënë kryeministrja serbe Brnabiç.
Rikthimi në Rezolutën 1244 është shumë e rëndësishme ka thënë ajo duke shtuar se shpreson që nuk do të ketë më surpriza.
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, ka thënë se shpreson në miqësinë kineze, si një nga vendet më të rëndësishme në nivel global, kinse një avokat i fortë i ligjit dhe rendit ndërkombëtar, që do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë aktive sa herë që bëhet fjalë për Kosovën, duke u mbështetur në argumentet e Serbisë.
Këtë ai e ka thënë në letre-urimin që i ka dërguar homologut të tij kinez, Wang Jiu me rastin e 1 Tetorit, Ditës së Shtetësisë së Republikës Popullore të Kinës dhe njëqindvjetorit të themelimit të Partisë Komuniste.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?