Lajme

Berlusconi: Si kryeministër nuk do të kisha folur kurrë me Zelenskyn, ai nuk duhet të kishte sulmuar Donbass-in


Të flas me Zelensky-n? Nëse do të kisha qenë kryeministër nuk do të kisha shkuar kurrë atje, sepse jemi dëshmitarë të shkatërrimit të vendit dhe masakrës së ushtarëve dhe civilëve të tij.

Një përgjigje e dhënë nga as më pak e as më shumë vetë ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi.

Arsyeja e tij: Mjaftonte që Zelensky të ndalonte së sulmuari dy republikat autonome të Donbasit dhe kjo nuk do të kishte ndodhur, ndaj e gjykoj shumë, shumë negativisht sjelljen e këtij zotërie.

Ai u shpreh se për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duhet që “presidenti amerikan, Joe Biden të marrë Zelenskyn dhe t’i thotë se pasi të përfundojë lufta, një Plan Marshall është në dispozicionin tuaj për të rindërtuar Ukrainën nga 9 trilion dollarë”.

Kjo me një kusht, që nesër :të urdhërosh armëpushim, edhe sepse nga nesër nuk do t’ju japim më dollarë dhe nuk do t’ju japim më armë”.

“Sepse vetëm diçka e tillë mund ta bindë këtë zotëri të arrijë një armëpushim”, deklaroi Berlusconi, pas votimit për zgjedhjet rajonale në via Ruffini, në Milano, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën në Ukrainë.

Dhe pas takimit mes Giorgia Melonit dhe vetë Zelenskyt në Këshillin e Jashtëzakonshëm Evropian, lideri i Forza Italia shkon në drejtim të kundërt politik.

Fjalët detyruan Qeverinë të bëjë një sqarim të menjëhershëm: Mbështetja për Ukrainën nga qeveria italiane është e vendosur dhe e bindur, siç parashikohet qartë në program dhe siç konfirmohet në të gjitha votimet parlamentare të mazhorancës që mbështet ekzekutivin.

Moska zyrtare nga ana tjetër shprehet se “nuk më takon të gjykoj dhe votoj për Berlusconin, këto janë gjëra që shqetësojnë italianët”.

“Kufizohem në fakte dhe faktet thonë se për tetë vjet, që nga viti 2014, Rusia ka insistuar që marrëveshjet e Minskut të zbatohen për paqen në Ukrainë. Por kjo nuk ishte ajo që Perëndimi kishte në mendje”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova për ANSA, duke komentuar deklaratat e Berlusconit.

Reagimet e opozitës italiane ishin të ashpra.

“A pajtohet kryeministrja Meloni me fjalët shqetësuese të Berlusconit për luftën në Ukrainë?” – pyet në mënyrë kontroverse Simona Malpezzi, kryetarja e Partisë Demokratike në Senat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore