Lajme

Berlin: Autokolonë me makina kundër urrejtjes ndaj rusëve, “parada e turpit”


“Parada e turpit”, kështu e përcakton “Bild”, një nga tabloidët më të njohur gjermanë paradën me qindra makina që u mbajt dje në Berlin.

isa orë pas publikimit të imazheve të Bucha-s, “rreth 900 persona” – sipas gazetës – morën pjesë në një autokolonë me makina, me flamuj rusë dhe pankarta që shkruanin “mjaft me urrejtje ndaj rusëve”.

Eksponentët e SPD-së dhe CDU-së kritikuan paradën, autorizimi i së cilës – siç raporton “Bild” – u kërkua nga një person fizik (emri i të cilit nuk përmendet) me motivacionin “ndërprerjen e propagandës në shkolla, garantimin e mbrojtjes për rusishtfolësit, parandalimin diskriminim”.

Kujtojmë se 67 ukrainas të vrarë u varrosën në territorin e kishës në Bucha.

Disa viktima të pushtuesve rusë nuk mund të identifikoheshin.

Në mbrëmje, informacioni u shfaq nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës për çlirimin përfundimtar të të gjithë rajonit të Kiev-it nga okupatorët rusë.

Kufomat e viktimave të pushkatuara ishin shtrirë buzë rrugës, të cilat pushtuesit nuk kishin kohë t’i digjnin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore