Sport

Berishën e dëshiron edhe Leeds United


Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, pritet që të largohet nga klubi i tij, Fenerbahce.

Këta të fundit e kanë vënë në listën e shitjeve Berishën, derisa janë duke pritur për ofertat më të mira.

Sipas mediave angleze, Leeds United është futur në garë për transferimin e sulmuesit kosovar, të cilët kanë ofruar 2 milionë euro për shërbimet e tij.

Megjithatë, kjo ofertë mund të konsiderohet e ulët, pasi që Fenerbahce kërkon 4 deri në 5 milionë euro për transferimin e Berishës.

Interesim për ish-përfaqësuesin e Gjermanisë U21 kishte shprehur edhe skuadra gjermane e Mainz.

Pra, Bundesliga ose Premierliga mund të jenë destinacioni i tij i ardhshëm për Berishën, derisa një gjë është e sigurt: ai do të shitet gjatë verës.

Kujtojmë që Fenerbahce e transferoi Berishën në verën e kaluar nga Salzburg-u për shumën e 5 milionë eurove.

Në sezonin e tij të parë me Fenerbahce-n, Berisha zhvilloi 33 paraqitje, prej të cilave ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore