Shqipëria

Berisha thotë se sulmi në Kosovë është skenar i Kremlinit


Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar se sulmi terrorist në Kosovë, i cili ndodhi të dielën e 24 shtatorit dhe ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës, është orkestruar nga Kremlini.

Ndërsa, akuza hodhi edhe ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka reaguar me komandë nga Beogradi.

“Sulmi i djeshëm terrorist në manastirin e Banjskës ishte fillimi i kryengritjes së armatosur, të organizuar nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon”, paraqiti idenë e tij fillimisht Berisha.

Sipas tij, kjo ka qenë edhe ngjarja më e rëndë në fushën e sigurisë në rajon, që prej përfundimit të luftës për çlirimin e Kosovës.

Kjo, për të shënjuar edhe hapjen e një konflikti të ri, në fjalët e Berishës, krahas atij në Ukrainë.

Më tej, ai shtoi pretendimin se “ky skenar u përgatit me kujdes në rrafshin politik dhe ushtarak nga Beogradi, në funksion të radikalizmit të gjendjes dhe përgatitjes së kryengritjes së armatosur, është tërhequr pa asnjë shkak ligjor, nga serbomadhi Vuçiç, i tërë kontingjenti i serbëve nga ët gjitha institucionet e Kosovës”.

Po ashtu, mbi kryeministrin Rama, Berisha vijoi të akuzonte, duke thënë se ai ka përsëritur kërkesën e Beogradit për një konferencë ndërkombëtare, gjë që do të zhbënte arritjet 23-vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore