Shqipëria

Berisha për mungesën në Kuvend: Shkak ishte prania e Erdogan-it


Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar në një nga emisionet e mbrëmjes se mungesa e tij në punimet e seancës së parë plenare për vitin 2022 lidheshin me fjalën përshëndetëse të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan”, tha fillimisht Berisha.

Ish-lideri demokrat u shpreh se e respekton shumë Turqinë dhe kombin turk.

Ai iu kthye kontradiktave me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes së tij.

Asokohe, Berisha nuk ka pranuar të ndjekë apo të votojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për rezoluta që binin në kundërshtim.

Ish-kryeministri mbronte qëndrimet që mbanin Shtetet e Bashkuara dhe “vendet e mëdha për çështjen e Palestinës”.

“Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë”, nënvizoi në vijim Berisha.

Ish-lideri demokrat sqaroi se rezoluta me të cilin u nda me Erdogan-in ishte “një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA-ve në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme”.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore