Sport

Berisha nuk do të qëndrojë te Fenerbahce, kërkohet në Bundesliga


Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, nuk pritet ta vazhdojë karrierën te klubi i tij, Fenerbahce.

Përkundër se shpenzuan 5 milionë euro për ta marrë nga Salzburg-u në verën e vitit të kaluar, klubi turk ka vendosur që ta lërë të lirë Berishën.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, Fenerbahce e ka vendosur në listën e shitjeve sulmuesin kosovar.

Në këtë mënyrë, klubi gjerman, Mainz, është vënë në ndjekje të sulmuesit 24-vjeçar.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Gjermani, Manz në ditët e ardhshme do të paraqesë një ofertë në drejtim të skuadrës turke, për ta lënë të lirë sulmuesin shtatlartë.

Kujtojmë që Berisha në sezonin e parë me fanellën e nënkampionëve të Turqisë, shënoi shtatë gola dhe dhuroi tre asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Ndërkaq, sa i përket kombëtares, ai ishte pjesë e Kombëtares U21 të Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore