Shqipëria

Berisha njofton protestën e radhës para Kuvendit


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi datën e protestës së radhës të opozitës në përmbyllje të fjalës së tij para simpatizantëve demokratë.

“Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare”, u shpreh fillimisht ish-kryeministri.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, se nuk mund ta përjashtojë “këtë popull nga vota dhe zgjedhjet”.

“Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton. Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh. Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!”, ravijëzoi në përmbyllje Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore