
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dhënë fund përplasjeve në distancë mes aktivistes Evi Kokalari dhe ish-kryetarit të Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi.
Duke iu përgjigjur gazetarëve, lideri demokrat theksoi se nuk është në favor të asnjë lobimi qoftë ai negativ apo pozitiv.
“Sa i takon zotit Këlliçi (Belind Këlliçi – AP) unë e konsideroj atë një bashkëpunëtor shumë të çmuar dhe një njeri që ka dhënë një kontribut në të gjithë ecurinë dhe përpjekjen e PD-së për rithemelimin”, deklaroi fillimisht Berisha.
Për aktivisten republikane, kreu i selisë blu sqaroi se ajo vendosi vetë të mos hyjë në garë.
“Evi Kokalari ka kontributin e saj por vendosi vetë të mos kandidojë dhe të tërhiqet në jetën dhe të ndjekë karrierën e saj – në Partinë Republikane”, ravijëzoi ish-kryeministri.
Ndërsa Këlliçi njihet për angazhimin e tij të gjerë dhe të mirënjohur në Forumin Rinor të Partisë Demokratike edhe si kryetar i kësaj strukture, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kokalarin.
Kjo e fundit, nuk ka asnjë pozicion të përcaktuar brenda strukturave të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, por në selinë e PD-së u shfaq pikërisht pas përjashtimit të Berishës nga ish-lideri demokrat Lulzim Basha.

Akuza
Kokalari sulmoi Këlliçin gjatë periudhës njëjavore të mbledhjeve të dy këshillave kombëtarë, për zgjedhjen e posteve drejtuese të partisë.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ngriti disa akuza shumë të forta kundrejt një prej zërave më pranë Berishës, Belind Këlliçit.
Kjo, pasi e akuzonte këtë të fundit për orientim votash në zgjedhjen që u bënë për Kryesinë e re të demokratëve.
Sipas saj, të angazhuar kanë qenë edhe anëtarë nga forumi rinor – i drejtuar nga Këlliçi.
Ndaj, mbi këtë premisë, ajo argumenton se nuk është etike që të lobohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së për miq në një garë si ajo për Kryesinë.
Vetë Këlliçi, ishte më i votuari nga gara e 22 majit, që u zhvillua brenda forcës së djathtë politike.

Berisha
I pyetur nga mediat në fund të vitit 2021 mbi paraqitjen e Belind Këlliçit si kryetar i Komisionit të Rithemelimit – përgjigja e Berishës ishte më se shteruese – e shkëlqyer.
“Shkëlqimi” i Këlliçit madje u lartësua si përfaqësimi më i mirë në 31 vitet e fundit.
Për Berishën, kreu i Forumit Rinor demokrat – ndoshta në largim nga funksioni – u paraqit si shëmbëlltyra vigane e demokratëve të vërtetë.
Këlliçi ishte një personazh, i cili korri një rezultat ndër më të mirët në zgjedhjet e 25 prillit, me 11 mijë e 601 vota preferenciale.
“Podiumin” e qarkut Tiranë, të kryesuar nga Basha e të ndjekur nga Agron Shehaj, e plotësoi pikërisht ai.
I njëjti Këlliç, të cilin në vitin 2017, Basha e la në pozita të pafavorshme në listën e tij, kundrejt një figure po rinore, si ajo e rivalit – të cilin Këlliçi e mundi në garë për kreun e të rinjve brenda strukturës – Ervin Salianji.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Studimi gjenetik zbulon prejardhje të fortë sllave te bullgarët, rumunët dhe kroatët në të gjithë Ballkanin
-
Briken Calja ‘rrëmben’ medalje në Katar
-
Ngadalësohet qarkullimi Elbasan-Tiranë, shkak fluksi i madh i automjeteve
Lajmet kryesore
-
75 vjet Deklaratë Universale, por jo globale
-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Përplasen dy trena të linjës Bologna-Rimini, të paktën 17 të plagosur
-
LV-ja qorton 23 komunat që s’e përkrahën faljen e tatimit në pronë: Është një mundësi e humbur nga komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK