Shqipëria

 Benz-i përplas policin në Maliq


Një aksident ka ndodhur në Maliq, ku një automjet tip Benz, ka përplasur një punonjës policie, pranë fshatit Lumalas, rreth orës 18:00.

Xh.A., drejtues i mjetit, përplasi punonjësin e Policisë rrugore, E.Ç., i cili ka qenë në shërbim përgjatë rrugës Korçë-Maliq.

Efektivi është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë të specializuar në spital. Gjendja e tij, shfaqet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, me drejtuesin e automjetin, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore