Film

Bella Hadid paraqitet plot glamur në qilimin e kuq të “Cannes”


Bella Hadid në "Cannes 2021".

Modelja e njohur palestineze, Bella Hadid, nuk ka munguar as në edicionin e sivjetme të Festivalit të “Cannes”.

Hadid, ndaloi të pozonte pak para fotografëve të shumtë që ishin pjesë e ngjarjes, duke i mahnitur ata me një fustan bardh e zi, i detajuar edhe me një shall.

Bella Hadid në “Cannes 2021”.

Veshja kreative e punuar nga disenjatori, Jean Paul Gaultier, i takon koleksionit pranveror të vitit 2002 dhe përmban një dekolte lëkure përzier me tyl të pastër, i mbështjellë rreth qafës, diçka si stili i Kylie Jenner.

Bella Hadid në “Cannes 2021”.

Me flokët e kapura, Bella, shkëlqeu në festivalin francez, teksa nuk munguan as bizhuteritë e shtrenjta “Chopard”, që i jepën akoma më tepër shkëlqim paraqitjes së saj në tepihun e kuq.

Bella Hadid në “Cannes 2021”.

Filmi “Annette” i Leox Carax, ishte filmi hapës i mbrëmjes së festivalit të këtij viti, teksa i takon një liste të gjtë filmash të cilët konkurrojnë për “Palmën e Artë”.

Pos, Bella Hadid, në pasarelë u shfaqën edhe yje të tjera përfshirë, Marion Cotillard, Jessica Chastain dhe Helen Mirren.

Ndërkohë, fansat e Hadid, ishin habitur me paraqitjen e Bellas në këtë edicion të 74 të Festivalit të Filmit në “Cannes”.

Herën e fundit në vitin 2019, ajo ishte paraqitur me një fustan të veçantë dhe shumë ekstravagant i bërë nga Roberto Cavalli.

Gjithsesi, Bella Hadid, njihet për paraqitjet e saj voluminoze ne qilimët e kuq, prandaj nuk zhgënjeu as kësaj here.

Bella Hadid në “Cannes 2019”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore