Fredi Beleri ka reaguar sërish nga burgu, duke lëshuar akuza në drejtim të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë, nga ku fitues ka rezultuar kandidati socialist, Vangjel Tavo.
Sipas Belerit, procesi ka qenë “një skandal me shkelje të rënda nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, ku ai ka përmendur edhe heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak i zgjedhur, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Përmes një reagimi në median sociale Facebook, Beleri shkruan se “skandali i zgjedhjeve” himariote shkon përmes manipulimeve, apo një vjedhjeje të zakonshme.
“Ky skandal ka kapërcyer tashmë kufijtë e ligjit dhe ka përdhosur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor”, vijon Beleri.
Ai thotë po ashtu se ankimi i tij është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përpara datës së zgjedhjeve dhe vendimi për të ende nuk është marrë nga Komisioni i Apelimit dhe Sanksioneve pranë KQZ-së.
Ndaj, rrjedhimisht, ekzekutimi i vendimit nga ana e KQZ-së është i pezulluar nga ana ligjore, sipas Belerit, duke qenë se duhet pritur vendimmarrja mbi ankimimin e tij.
“Në këto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk është ende i pavlefshëm ligjërisht, sado e pabesueshme mund të tingëllojë dhe as sjell efekte vendimmarrja për ndërprerjen e parakohshme të këtij mandati”, shpjegon më tej ai.
Ligjërisht, për Belerin, nuk ka ende vakancë, por pavarësisht kësaj, zgjedhjet në Himarë u zhvilluan dhe tanimë ka një kryetar të ri bashkie.
Ky, shton ai drejt përmbylljes, “është një precedent i pabesueshëm dhe antiligjor e antikushtetues, i cili reflekton se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe as nuk ka shpresë të mbahen, për shkak të ‘regjimit’”.
Zgjedhja e Tavos
Vangjel Tavo është fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 36 kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste ka marrë 5022 vota (58.62%) kundrejt kandidatit të opozitës Petraq Gjikuria i cili ka marrë 3545 vota (41.38%).
Që prej orës 7:00 të mëngjesit të 4 gushtit qytetarët kanë shprehur pëlqimin e tyre me votë mes dy kandidatëve për postin, Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i PD-së.
Procesi i votimit ishte i qetë, por një nga problemet që u shfaq ishte se rreth 6 mijë zgjedhës rezultonin me karta identiteti të skaduara.
Ndryshe nga zgjedhjet e fundit – kur vlefshmëria e kartave të skaduara u shty në shkallë kombëtare – ditën e djeshme zgjedhësit nuk u lejuan të votojnë.
Qytetarët kishin të drejtë të votonin në 36 qendra votimi për kandidatët e tyre, të cilët nuk kanë jetuar në Himarë.
Gjikuria është një sipërmarrës me origjinë nga Dhërmiu që migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Tavo është një politikan që ka përfaqësuar në Parlament zonë e Dropullit.
Si erdhëm në zgjedhje
Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në 2023-shin, kandidati fitues Alfred Beleri u arrestua 48 orë para votimit, duke u bërë kandidati i vetëm në historinë e zgjedhjeve shqiptare që zgjidhet kryetar në burg.
Më 12 maj Beleri përfundoi në pranga pasi u akuzua për korrupsion zgjedhor, duke u faktuar se ai kishte kryer aktin e blerjes së votës.
Teksa Beleri ndodhej në burg, kryetar i bashkisë mbeti ai aktual (humbësi i zgjedhjeve) Jorgo Goro.
Por burgu nuk i ndahet bashkisë së Himarës.
Ishte radha e Jorgo Goros për t’u arrestuar. Ai u prangos më 23 mars të këtij viti – i akuzuar nga vetë Beleri për tjetërsim votash.
Fill pas kësaj, mazhoranca socialiste emëroi dy kryetarë të tjerë të komanduar.
E para ishte Blerina Bala, e cila dha dorëheqjen më 5 qershor, për arsye – sipas saj – personale.
Më pas kryetar i komanduar u vendos Arqile Bollano, i cili aktualisht ndodhet në një proces hetimi për korrupsion nga SPAK.
Ishte dënimi i Fredi Belerit me dy vite burg nga Apeli i GJKKO-së ai i cili i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit në Bashkinë e Himarës.
Kjo pasi u bë e mundur heqja e mandatit si kryebashkiak nga ana e KQZ-së. Beleri aktualisht është deputet në Parlamentin Evropian në emër të partisë “Demokracisë së Re” në Greqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel