Lajme

Bejrut, 5 civilë të vrarë në sulmin izraelit, dy fëmijë dhe tre gra


Numri i civilëve të vrarë në sulmin e djeshëm izraelit në jug të Bejrutit, i cili kishte në shënjestër këshilltarin ushtarak të Hezbohha-s, Fuad Shukr, është rritur në pesë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë libaneze, sipas së cilës viktimat janë tre gra dhe dy fëmijë.

Ndërkaq, sipas raportimeve të mediave libaneze, është gjetur trupi i Fuad Shukr, komandanti ushtarak i Hezbollahut i vrarë nga Izraeli.

Ai u gjet nën rrënojat e godinës së goditur dje në Bejrut.

Shkalla e përgjigjes

Kjo është një goditje shumë e rëndë për partinë shiite e cila do të detyrohet të përgjigjet.

Megjithatë, shumë figura kryesore nga “boshti i rezistencës” janë eliminuar vitet e fundit, duke filluar me gjeneralin iranian Kassem Soleimani dhe ish të fortin e Hezbollahut, Imad Moghniyé, pa shkaktuar një përgjigje në shkallë të gjerë.

Por fakti që goditja u zhvillua në periferitë jugore e ndryshon pjesërisht ekuacionin.

Hezbollahu nuk mund të mos përgjigjet ndaj një sulmi në bastionin e tij, i cili la të paktën tre të vdekur, duke përfshirë dy fëmijë dhe 74 të plagosur.

“Nëse ata synojnë Bejrutin, ne do të synojmë Tel Avivin”, paralajmëruan drejtuesit e Hezbollahut të anketuar nga diplomatët perëndimorë ditët e fundit.

Hezbollahu do të dëshirojë të tregojë muskujt e tij dhe të kryejë një operacion të një kalibri të ndryshëm nga ai që ka bërë për muaj të tërë, por ndoshta nën pragun e asaj që në mënyrë të pashmangshme do të çonte në luftë gjithëpërfshirëse

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore