Lajme

BeH, Mali i Zi dhe Shqipëria do të lidhen së shpejti me linjë hekurudhore


Bosnjë dhe Hercegovina (BeH), Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të lidhen së shpejti me një linjë të re hekurudhore.

Kjo bëhet e ditur nga ministri boshnjak i Transportit dhe Lidhjeve, Vojin Mitroviç.

“Një nga temat e takimit në Mal të Zi ishte çështja e lidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash me rrugë, e më pas me hekurudhë”, nënvizoi ministri më tej.

Mitrovic theksoi se synimi i autostradës Adriatiko-Joniane është lidhja e itinerarit nga Italia, përmes Sllovenisë, Kroacisë, BeH-së, Malit të Zi, me Greqinë.

I pyetur se kur mund të kalojë projekti i autostradës Adriatiko-Jonian nga shpallja deri në realizim, ai theksoi se bisedimet dhe negociatat po zgjasin shumë.

“Është e vështirë të japësh një përgjigje sepse bisedimet dhe negociatat po zgjasin shumë. Një nga problemet është çështja e përcaktimit të vetë itinerarit, e cila duhet të jetë objekt i një marrëveshjeje ndërshtetërore dhe çështja e sigurimit të financave. Për momentin prioritet është Korridori 5C, ndërsa në fazën e dytë prioritet do të jetë autostrada Adriatiko-Joniane”, tha Mitroviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore