
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Mbretin e Jordanisë, Abdullah i II-i, në New York të SHBA-ve, ku ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes vendeve dhe ka theksuar se mundësi të reja mund të eksplorohen.
Sipas një njoftimi të Presidencës shqiptar, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Në veçanti kreu i shtetit dhe Mbreti Abdullah i II-i, u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike, me fokus të veçantë turizmin.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Reagon Balla për kapjen e Gëzim Çelës, tregon se ishte aksion i Policisë shqiptare me atë të Kosovës dhe një agjenci partnere
-
Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, ‘baroni’ i Fushë Kuqes
-
Berisha thotë se Rama i përgatiti shqiptarët për një “Jo” nga BE-ja
-
Rama premton kartën e pensionistëve për vitin e ardhshëm
Lajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Zona humanitare e Gazës nuk është humane, thonë të evakuuarit
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin