Shqipëria

Begaj takim me komandantin e KFOR-it: Rendi kushtetues nuk duhet cenuar


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovë është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Ky i fundit e ka informuar presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA, në misionin e KFOR.

Nga ana tjetër, Begaj vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Në orët e pasdites Presidenti i Republikës, është ndalur në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cenuar”, tha kreu i shtetit shqiptar.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, për herë të parë në Kosovë, Begaj zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Ai u prit nga homologia Vjosa Osmani, ku dhe mbajtën një konferencë  të përbashkët për shtyp.

“Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë me destinacion Brukselin”, deklaroi ai në konferencën e përbashkët.

Po ashtu kryeparlamentari kosovar, Glauk Konjufca, e priti Begajn në një takim zyrtar.

Presidenti shqiptar u takua në Prishtinë me krerët e shtetit dhe të politikës atje.

Megjithatë, pati edhe “pakënaqësi”. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku refuzoi të takojë Begajn, për arsyen se takimi duhej të zhvillohej ën selinë e partisë dhe jo në Kuvend.

Presidenti shqiptar Begaj ‘refuzohet’ sërish nga Abdixhiku

Konjufca takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore