Shqipëria

Begaj pret në takimin e lamtumirës Ambasadoren e BE-së


Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takimin e lamtumirës, Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Gjatë takimit, Begaj çmoi rolin e Ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ai vuri në dukje se Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.

Për Kreun e Shtetit, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në fund të takimit, Presidenti i uroi suksese Hohmann në karrierën e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore