Shqipëria

Begaj në takimin me Walker: Dëshmia juaj e gjenocidit shënoi kthesën në Kosovë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim të veçantë në Prishtinë me William Walker, ish-Ambasador i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë.

Walker ndodhet në Kosovë për të festuar me shqiptarët  25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidenti i Republikës përgëzoi Ambasadorin Walker për rolin thelbësor që ka luajtur gjatë shërbimit në Kosovë, duke i treguar botës masakrën çnjerëzore ndaj civilëve të ndodhur në Reçak më 15 janar të vitit 1999.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje dhe falënderime për këtë mision të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i cili, pasi pa trupat e shqiptarëve të vrarë, e quajti masakrën si “një mizori e papërshkrueshme”.

“Ishte deklarata juaj për dëshminë e gjenocidit që shënoi kthesën në Kosovë”, u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me Walker.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore