
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nga liruar nga detyra, me propozim të Këshillit të Ministrave, tre ambasadorët shqiptarë në Bullgari, Spanjë dhe Suedi, duke emëruar kështu pasuesit e tyre në këto tre funksione.
Kështu, siç bëhet me dijeni, është liruar nga detyra ambasadorja Donika Hoxha, e cila mbante pozitën e ambasadores shqiptare në Bullgari dhe ushtronte detyrën e tillë duke mbuluar edhe Moldavinë.
Në vend të saj, rolin do ta marrë ambasadorja e re, Inid Milo.
Gazmend Barbullushi ndërkaq është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Spanjë, ku ushtronte edhe rolin e tij në Marok, Mauritani dhe Andorra.
Vendin e tij do ta zërë ambasadorja e re, Entela Gjika.
Sa i takon pozitës në Suedi, e cila mbulon edhe Finlandën, Islandën dhe Norvegjinë, Virgjil Kule është liruar nga kjo detyrë.
Në vend të tij, pozitën do ta mbajë tashmë një prej emrave të ekipit shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Albana Dautllari.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha