Sport

Beckham: Messi dhe CR7? Ne duam të kemi lojtarët më të mirë


David Beckham, presidenti i Inter Miami-t, e pranoi se dëshiron që të ketë në ekip dy super yjet e futbollit, Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n.

Verën e kaluar kur u përfolë për një largim të mundshëm të Messi-t nga Barcelona, Inter Miami ishte ndër klubet e para që shfaqi interes për të arfruar argjentinasin dhe duket se nuk kanë hequr dorë nga synimi për të afruar numrin “10” të Barçës.

Në deklaratën e tij për mediat, gjatë prezantimit të fanellave të reja të Inter Miami-t, Bechkam-i pranoi dëshirën për të tërhequr lojtarët më të mirë dhe Messi dhe Ronaldo janë pjesë e listës së dëshirave të tij.

“Unë e di që në Miami tifozët tanë duan të shohin yje të mëdhenj. Ne tashmë kemi lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, të cilët kanë sjellë shkëlqim, por në të ardhmen duam të kemi mundësin të sjellim emra më të mëdhenj”.

“Leo dhe Cristiano janë përmendur, ata kanë qenë më të mirët për 15 vitet e fundit. Ne duam të tërheqim lojtarë të mirë. Miami ka një forcë të madhe tërheqëse mbi këdo dhe këta janë lojtarët që duam të sjellim këtu”, tha Beckham-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore