Sport

Beckham gati të hyjë në garë për të blerë Manchester United


David Beckham. Photo: Gotham/GC Images

Deklarata me të cilën familja Glazer ka vendosur të nisë “një proces për të eksploruar alternativat strategjike” për Manchester United ka tronditur botën e futbollit dhe financave të larta.

Pronarët e “Djajve të Kuq” janë në kërkim të një blerësi, ose të paktën një aksioneri, duke e bërë United klubin e dytë të Premier League që del në treg, pas Liverpool-it, dhe pak kohë pasi Chelsea ndryshoi pronësinë.

Sipas vlerësimeve të para në burs, United thuhet se vlen deri në 7 miliardë euro.

Sipas raporteve nga “Financial Times”, mes emrave të personaliteteve të interesuara për marrjen e klubit është dhe David Beckham. Legjenda e United drejton një grup investitorësh që zotërojnë Inter Miami, një klub në MLS-në amerikane.

Është e qartë që ish-lojtari i United dhe Kombëtares së Anglisë nuk mund ta marrë i vetëm klubin, por ai mund të jetë pjesë e një fondi amerikan ose nga Lindja e Mesme. Imazhi i Beckham është i jashtëzakonshem në nivel global, por dhe te tifozët e klubit.

David Beckham, Photo: Getty Images

Në të kaluarën Beckham është kontaktuar nga disa investitorë duke kërkuar bashkëpunimin e tij në përpjekjen për të marrë United, por nuk ka pasur kurrë ndonjë zhvillim të madh.

Tani, me Glazer-s të gatshëm për tu larguar do të kishte hapësirë ​​të re për manovrim, duke marrë parasysh edhe figurat e Stephen Pagliuca, aksioner i Atalanta dhe Boston Celtics, dhe Larry Tanenbaum, ky i fundit në të kaluarën e afërt konkurron për blerja e Chelsea-t.

Emra të tjerë padyshim përfshijnë Sir Jim Ratcliffe, pronari multi-miliarder i grupit petrokimik “Ineos”.

Të tjerë emra të përmendur janë Josh Harris dhe David Blitzer. Të dy tashmë kanë përvojë në botën e sportit, duke zotëruar shumicën e aksioneve të New Jersey Devils në NHL, Philadelphia 76ers në NBA dhe janë partnerë në klubin e Premier League Crystal Palace.

Harris zotëron gjithashtu 5% të Pittsburgh Steelers të NFL. Blitzer në vend të kësaj krenohet me investime të pavarura te Augsburg (Bundesliga), ADO Den Haag në Eredivisie, Waasland-Beveren në kampionatit belg dhe në Real Salt Lake të MLS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore