Lajme

Bechev konsideron se Kurti e Vuçiç përfitojnë nga tensionet në veri


Dimitar Bechev

Dimitar Bechev, ligjërues në Universitetin e Oksfordit dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, konsideroi se Serbia nuk do ta pushtojë Kosovën, porse kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, përfitojnë nga situata e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës.

“Kjo është një fitore e favorshme për të dyja palët. Kurti mbron integritetin e Kosovës, ndërsa Vuçiç merr meritat si paqebërës”, shkroi Bechev, derisa shpërndau artikullin e gazetës britanike “The Telegraph” që raportoi se masat e sigurisë në Kosovë janë shtuar ndërsa është rritur edhe frika se Serbia mund të lëvizë ushtrinë drejt Kosovës nën përkrahjen e Rusisë.

“Vuçiç në fakt nuk pushton”, shkroi ndër të tjera Bechev, duke u referuar në reportazhin e “The Telegraph” mbi tensionet gjithnjë e më të mbrehta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe paralamërimeve se presidenti rus, Vladimir Putin, synon t’i nxisë palët drejt skajeve të krizës.

E në artikullin e gazetës së njohur britanike përmendet edhe sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa autorja e reportazhit kujton se prej 24 shtatorit 2023, policia kosovare kryen patrulla rutinore përgjatë kufirit, duke kërkuar rrugët ilegale që çojnë në Serbi.

“The Telegraph”: Veriu – një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në Evropë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore