Lajme

Pas skandalit me fabrikat e mishit, BE kontroll të imtësishëm


Pas skandalit me fabrikat e mishit, ku mijëra punëtorë, të kontraktuar përmes agjencive apo korporatave të rreme, punësohen në Evropë, Bashkimi Evropian ka vendosur që të kryejë kontrolle të imtësishme.

Ishte një pasqyrim i situatës në të përditshmen “The Guardian” që ka ngjallur diskutime mbi industrinë e mishit, e cila “është kthyer në një pikë të nxehtë globale, pasi përthith emigrantë, të cilët paguhen 50% më pak se personeli vendas”.

E përditshmja zbardh “të vërtetën” e një sistemi punësimi me dy nivele: punëtorët i nënshtrohen pagesës në standard (me paga të ulëta) dhe kushteve të vështira gjatë orarit të punës (punojnë në ambiente tej kapacitetit).

Katrin Langensiepen, nënkryetare e komitetit të punësimit dhe çështjeve sociale në Parlamentin Evropian, tha se BE-ja duhet të ndalojë nënkontraktimin në të gjithë sektorët ekonomikë për të siguruar që punëtorët të marrin të njëjtën pagë dhe kushte për të njëjtën punë.

“Nëse keni një punonjës që punon për ju, duhet të paguani për të. Kjo duhet të marrë fund”, tha Langensiepen, në parlament në vitin 2019.

E pyetur nëse BE-ja duhet të ndalojë nënkontraktimin, ajo tha: “Ne kemi nevojë për standarde sociale të nivelit të BE-së. Ne, si të gjelbër, jemi të qartë: kemi nevojë për pagë minimale, të ardhura minimale”.

Hetimi i Guardian-it zbuloi sesi kompanitë e mishit mund të shmangin përgjegjësinë ligjore për pagën, kohën e punës, aksidentet dhe dëmtimet, duke punësuar punëtorë përmes një sërë ndërmjetësish, përfshirë nënkontraktorët, agjentët dhe agjencitë.

Tomas Zdechovsky, një eurodeputetist çek i qendrës së djathtë, tha se ai nuk do të shkonte aq larg sa të ndalonte nënkontraktimin, por deklaroi se kompanitë duhet të garantojnë që të gjithë punëtorët t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla.

“Ne duhet t’u japim kompanive mundësinë për të përdorur punëtorë të nënkontraktuar për t’iu përgjigjur nevojave specifike që dalin në kohë të veçanta, të tilla si gjatë pandemisë. BE-ja gjithashtu duhet të garantojë që nënkontraktohet të ndjekin të njëjtin grup rregullash të zbatueshme për pjesën tjetër të punëtorëve në kompanitë që përdornin shërbimet e tyre”, tha ai.

Problemet në industrinë e mishit ishin po ashtu të dukshme në industritë e tjera të punës intensive, të tilla, si ndërtimi dhe shpërndarja e ushqimit, tha Claes-Mikael Stahl, zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Konfederatës së Sindikatave Evropiane (ETUC).

“Ekziston një zinxhir i gjatë i nënkontraktimeve, të cilat… janë struktura për të mundësuar konkurrencën me paga të ulëta për të marrë emigrantë me kosto të ulët dhe në kushte të pasigurta”, u shpreh ai për industri të tilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore