Bashkimi Evropian (BE) miratoi pagesën në më shumë se 24 milionë euro të derdhura në Thesarin e Kosovës si ndihmë në lidhje me reformat dhe përparimin e axhendës së qeverisë.
Fondet janë pjesë e asistencës së BE-së për të zbutur ndikimin e Covid-19, me qëllim mbështetjen e administratës publike të Kosovës dhe mirëmenaxhimin e financave publike.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh që si Kosova, ashtu dhe BE-ja, janë në mes të pandemisë. Këto fonde do të ndihmojnë Kosovën në zbutjen e problemeve social-ekonomike të shkaktuara nga kriza Covid 19.
“Përmes këtyre pagesave të mbështetjes buxhetore të ndihmojmë Kosovën që t’ia dalë mbanë për vështirësitë financiare në këtë situatë të vështirë. BE do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me qëllim zbutjen e krizës në aspektin ekonomik, social, ndihmë ndaj qytetarëve, stabilizimin e financave publike, mbështetje bizneseve të vogla vendase”, tha Varhelyi.
Ndihma e parë prej 5 milionë eurosh nga BE-ja për Kosovën në luftimin e pandemisë Covid-19 është dhënë me 30 prill 2020.
Gjithashtu në muajin tetor Komisioni Evropian (KE) ka miratuar 138 milionë euro si asistencë për Kosovën përmes programeve IPA 2019 dhe IPA 2020 si dhe marrëveshjet përkatëse të financimit të nënshkruara nga të dyja palët.
Nga kjo shumë 50 milionë euro janë programuar për trajtimin e pasojave social-ekonomike.
Të martën, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, u shpreh që ekonomia e Kosovës në vitin 2020 pritet të shënojë një rënie prej 7.2% në terma real, e cila paraqet goditjen më të rëndë që ka pësuar ekonomia në këto 20 vite.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hoti pretendon të jetë “forcuar besimi në vlerat e LDK-së” për shkak të qeverisjes “pa asnjë rezultat” të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin