Institucionet e Bashkimit Evropian (BE), por edhe shtetet anëtare, janë duke ndjekur nga afër debatin publik dhe deklaratat e zyrtarëve institucionalë për mundësinë e një sulmi tjetër kundër Kosovës, pas inkursionit të dhunshëm paramilitar serb më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zvecanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të territorit kosovar.
Kështu ka thënë shefi i delegacionit të BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, i cili, në një intervistë për Albanian Post në prag të përmbylljes së një viti që ka qenë vërtetë vit i rrethanave të jashtëzakonshme e rrjedhimisht, një vit i zhvillimeve sfiduese, ka shtuar se përmasa e sulmit terrorist ka qenë e paprecedent, duke ngritur shqetësime serioze për situatën e sigurisë në veri.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm se sulmi i dhunshëm në Banjskë ka ngritur alarmin duke qenë se përmasa e këtij operacioni ka qenë i paprecedentë dhe sasia e municioneve dhe armëve të konfiskuara ishin masive. Në të vërtetë, ky sulm i ktheu të gjithë sytë nga Kosova dhe rriti shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”.
Veriu i Kosovës dhe zgjerimi i “hijes kërcënuese” të Serbisë pritet te jetë në fokus të debateve publike edhe në vitin e ri. Kjo pjesë e territorit vazhdon të paraqesë një sfidë sigurie për autoritetet, sidomos për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë e të cilat shteti serb i shprehë nëpërmjet financimit dhe përkrahjes së strukturave ilegale e kriminale serbe.
Situata e rënduar e sigurisë në Ballkanin Perëndimor nën dritën e kërcënimeve ruse dhe rrjedha e tensionuar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të jenë ndër temat kryesore edhe në vitin 2024. Derisa vazhdon lufta në Ukrainë, pasiguria do të jetë realitet i përhershëm, ndërsa përpjekjet për siguri kombëtare preokupim i vazhdueshëm i Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit