Kosova

BE-ja mirëpret subvencionimin e faturës së energjisë elektrike


Ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm siç janë personat me aftësi të kufizuara, nënat vetushqyese dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

Zyra e BE-së në Prishtinë, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka njoftuar se vendimi i ekzekutivit vjen pas paketës finaciare të BE-së për energjinë që do t’i ndihmojë familjet e cënushme në përballimin e krizës energjetike gjatë muajve të dimrit.

“Sot, ne lançuam një masë të financuar nga BE me vlerë 25 milionë euro të Paketës për Mbështetjen Energjetike. Do të mbështesë financiarisht familjet në nevojë me faturat e energjisë elektrike gjatë dimrit. Së bashku, ne po e drejtojmë Kosovën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme me energji të mirë”.

Në shkurt Qeveria e Kosovës dhe BE-ja kanë nënshkruar një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh në kuadër të paketës së BE-së prej 1 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i reduktuar efektet e krizës energjetike dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore