
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka gjasa që të bien dakord me BioNTech/Pfizer që dërgesat e vaksinave COVID-19 të shtrihen deri në vitin 2024.
Plani do të shihte dorëzimin e dozave pas këtij viti të ndara midis vitit 2023 dhe 2024. Dhe shtetet anëtare do të kishin më shumë dërgesa për vitin e ardhshëm.
Tanimë, prodhuesit e barnave kanë rënë dakord për një lëvizje të ngjashme, duke zhvendosur dërgesat nga fillimi i këtij viti në më vonë në vitin 2022.
BE-ja ka një kontratë në fuqi për deri në 1.8 miliardë doza të vaksinës, duke përfshirë vaksinat e përshtatura me variantet. Ajo zgjat deri në vitin 2023.
Sakaq, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Ndërsa komisioni ka deklaruar se e ka ndjekur situatën nga afër dhe se tashmë kishte pasur ndryshime në kontratat ekzistuese të së kaluarës.
“Vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe komisioni është i gatshëm të ofrojë mbështetje aty ku është e nevojshme”, ka deklaruar.
Shtytja për të vonuar dërgesat nënvizon ndryshimin e mprehtë të furnizimit nga viti i kaluar, kur kombet duhej të luftonin me mungesën e vaksinave për disa muaj.
Një numër i madh infektimesh është parë pasi qeveritë lehtësuan kufizimet dhe u larguan kryesisht nga ideja e vaksinimit të detyrueshëm masiv.
Dhe plani thekson sfidën më të gjerë me të cilën përballen sistemet shëndetësore për të siguruar që marrja e vaksinave të jetë sa më e lartë që të jetë e mundur teksa pandemia vazhdon.
Paçka se vaksinat e disponueshme janë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda, efikasiteti i tyre kundër transmetimit dhe sëmundjeve më të lehta është zvogëluar me shfaqjen e llojit Omicron shumë të transmetueshëm dhe nën-varianteve të tij.
Pandemia ka përjetuar një rigjallërim në Evropë, nxitur nga nën-variantet e Omicron.
Agjencitë përkatëse të shëndetit publik kanë rekomanduar vetëm përdorimin e vaksinave të mRNA si nxitës të dytë.
Po ashtu BE-ja ka një marrëveshje me Moderna-n, një tjetër prodhues i mRNA, që pritet të përfundojë më vonë këtë vit.
Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministri izraelit i Ekonomisë do të garojë kundër Netanyahut në zgjedhjet partiake
-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Spotify shkurton thuajse 1600 vende pune mes kostove në rritje
-
Dizajnerët italianë që po përdorin lëvoret e frutave për të krijuar orendi