
Bashkimi Evropian i ka quajtur si “akuza të pabaza” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është i anshëm në dialog, ia mban anën Serbisë dhe mban gjera të fshehura nga shtetet anëtare të BE-së.
“Nuk i komentojmë deklaratat veçanërisht ato që janë akuza të baza”, tha zëdhënësi i BE-së kur u pyet për deklaratën e një dite më parë të Kurtit ku akuzoi Lajçak-un se po favorizon Beogradin në procesin e bisedimeve.
Stano vlerësoi se shtetet anëtare të Unionit “përsëritën shumë qartësisht se mbështesin plotësisht të deleguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në rolin e tij si lehtësues të procesit”.
“Ata mbështesin punën e tij për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur në fazën ku mund t’i normalizojnë marrëdhëniet”, tha ai në një konferencë për media.
Stano gjatë konferencës për media iu referuar edhe për deklaratën e lëshuar nga BE-ja, duke kujtuar se “BE-ja kërkon zbatimin e propozimit të saj pa vonesa të mëtejme, që gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”.
“Ka një deklaratë e miratuar nga ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare. Dhe kjo deklaratë saktësisht nënvizon pritjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe si të ecet përpara në dialog. Në deklaratë në mënyrë eksplicite kërkohet nga Kosova dhe Serbia të ecin me zbatimin e obligimeve të tyre pa vonesa të reja”.
Stano ka kujtuar Kosovës dhe Serbisë gjithashtu parimin e konfidencialitetit në dialog.
“Konfidencialiteti është komponent kyç i çdo procesi negociator të ndjeshëm politik”.
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që puna për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të nis pa ndonjë shtyrje të mëtejmë apo parakushte.
Nëpërmjet një komunikate për media të publikuar të martën në mëngjes, Josep Borrell, ka thënë se është e shqetësuar për mungesën e zbatimit të zotimeve të arritura në Marrëveshjen për normalizim dhe Aneksin e Zbatimit, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët sivjet.
BE-ja ka përkujtuar se marrëveshja është obligative dhe luan rol në rrugën evropiane të të dyja vendeve.
Pas akuzave të Kurtit për njëanshmëri, BE i jep “mbështetje të plotë” Lajçak-ut
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shefi i tregtisë së Brukselit thotë se lidhjet Kinë-BE janë “në udhëkryq”
-
Franca dënon sulmin ndaj Policisë në Veri: Autorët të dalin para drejtësisë
-
Trashëgimia e Messina Denaro – kujt do t’i shkojnë paratë e shefit (dhe menaxhimi i biznesit)?
-
Lista Serbe kërkon “hetim” për dy terroristë të vrarë: Pse s’mori pjesë edhe EULEX-i, por vetëm Policia e Kosovës në operacion?