Shqipëria

BE-ja është gati për Samitin e Tiranës


Me një mesazh të thjeshtë në median sociale Twitter, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka bërë me dije se këta të fundit janë gati për samitin e të martës, mes unionit dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet për të parën herë në një vend të rajonit.

Duke publikuar sërish një mesazh nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, në faqen zyrtare të Twitter-it të delegacionit evropian në Shqipëri, ka vijuar edhe një mesazh i posaçëm.

“Të martën, Shqipëria pret Samitin BE – Ballkani Perëndimor. Për herë të parë, udhëheqësit e shteteve anëtare të unionit dhe Ballkanit do të takohen në rajon për të rikonfirmuar perspektivën e anëtarësimit në Evropë”, shkruhet aty.

Teksa më tej, në përfundim, shpjegohen edhe tre arsyet madhore të këtij Samiti, të cilat janë përforcimi i partneritetit strategji, fuqizimi i sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal.

Tirana, në 6 dhjetor, do të kthehet kështu në epiqendrën e politikës evropiane, duke qenë vend mikpritës i 27 liderëve evropianë dhe gjashtë rajonalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore