Aplikacione

BE gjobit Apple-in me 1.8 miliardë euro për kufizimet e App Store


Kompania Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga Bashkimi Evropian.

Masa vjen pas një hetimi mbi kufizimet e vendosura nga App Store i saj ndaj ofruesve të transmetimit të muzikës si Spotify.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, vendosi dënimin pasi zbuloi se prodhuesi i iPhone-it kishte thyer ligjin e konkurrencës duke vendosur kufizime ndaj zhvilluesve të aplikacioneve.

Hetimi, i nisur pas një ankese nga Spotify, u fokusua në një kufizim që i pengonte zhvilluesit t’u tregonin përdoruesve të iPhone-it dhe iPad-it për mënyrat alternative në shërbimet e tyre të transmetimit të muzikës, të cilat anashkalojnë Apple-in.

Spotify ka argumentuar se kufizimet përfitojnë shërbimin rival të transmetimit muzikor të Apple, Apple Music.

Spotify dhe ofruesit e tjerë të aplikacioneve kanë qenë kritikë të gjatë të App Store të Apple, për të cilin ata argumentojnë se mbyt konkurrencën, duke ngarkuar një tarifë prej 30 për qind për aplikacionet dhe blerjet brenda aplikacionit.

Megjithatë, Apple ka njoftuar planet për të lejuar klientët e BE-së të shkarkojnë aplikacione në iPhone jashtë App Store, në përgjigje të prezantimit të aktit të tregjeve digjitale të bllokut tregtar (DMA), i cili është sjellë për të rregulluar firmat e mëdha të teknologjisë si Apple, Microsoft dhe Meta.

DMA e prezantuar vitin e kaluar nga BE-ja u krijua për të hapur rrugën për më shumë konkurrencë në disa nga fushat më të mbrojtura nga firmat e teknologjisë, duke përfshirë Apple Wallet dhe Google Pay dhe për të hequr fuqitë e tyre për të ruajtur portat.

Kompanive të teknologjisë iu dhanë gjashtë muaj kohë nga gushti i vitit të kaluar për t’u pajtuar me një listë të plotë të gjërave që duhen bërë dhe nuk duhet sipas ligjeve të reja, pas së cilës ato mund të gjobiten deri në 10 për qind të xhiros së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore