BE: Çdo ndërhyrje e motivuar politikisht duhet të eliminohet – pavarësia e KPM-së duhet të respektohet në çdo kohë
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, priti të enjten në një takim shefin e Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe Çështjet Juridike në Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, ku u diskutua mbi projektligjin për KPM-në, i cili, nëse miratohet, do t’i japë mandat KPM-së të monitorojë punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.
“Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për projektligjin për KPM-në, i cili aktualisht është duke u analizuar nga BE-ja. Mbetet thelbësore që Kosova ta miratojë ligjin në një proces të shpejtë, të hapur dhe transparent, me konsultime të duhura, duke përfshirë shoqërinë civile dhe organizatat mediatike”, njoftoi zyra e BE-së nëpërmjet platformës “X” të enjten pasdite.
E diplomati evropian, në bazë të njoftimit të zyrës së BE-së, theksoi se pavarësia e KPM-së duhet të respektohet në çdo kohë dhe se çdo ndërhyrje e motivuar politikisht duhet të eliminohet, posaçërisht pas instistimit të deputetëve të partisë në pushtet për ta shkarkuar Bordit e KPM-së pas vendimit për kthimin e kanaleve të “Arena Sport”-it në platformat kabllore.
Ndryshe, projektligjin për KPM-në e kundërshtuan edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), duke e cilësuar si tentim të Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për t’i sulmuar mediat online që prodhojnë materiale audio-vizuale, bashkë me kërkesën që të tërhiqet nga kjo tentativë.
In a meeting w/ the Independent Media Commission Chair, the Head of EUSR's Rule of Law & Legal Section stressed that IMC's independence shall be respected at all times&every politically motivated interference shall be eliminated.IMC members shall be free to exercise their duties. pic.twitter.com/Ww2DkH1NUp
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 22, 2024
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia bastisje në 9 lokacione në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohen armë
-
Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike të sportit
-
Në Veri shfaqen fotografi me mbishkrime në mbështetje të terroristëve të Banjës
-
Specialja pranon me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së