Përballje

Bayern Munich shkatërron Mainz-in, Leipzig triumfon kundër Leverkusen-it


Ndeshjet e së shtunës në Bundesligë ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Bayern Munich-ut dhe Mainz-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 6:2.

Gjithçka filloi shumë mirë për Bayern-in, pasi shënuan në minutën e pestë me anë të Serge Gnabry-t.

Pas 13 minutave, Musiala dyshifroi epërsinë e Bayern-it, pas asistimit të Choupo-Moting.

Në minutën e 43-të, u akordua një penallti për Bayern-in, të cilën e goditi Sadio Mane, dhe e humbi, por shënoi menjëherë pas pritjes së portierit.

Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e tretë shtesë, Mainz goditën penalltinë, dhe e humbën, por shënuan menjëherë në atë minutë.

Në pjesën e dytë, Leon Goretzka shënoi për 4:1, pas asistimit të Mane.

Për golin e pestë, u përkujdes 17-vjeçari Mathys Tel, i cili shënoi në minutën e 79-të.

Pas vetëm tre minutave, Ingvarsten shënoi për 6:2.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Choupo-Moting, i cili shënoi në minutën e 86-të.

Në anën tjetër, ndeshja mes Leipzig dhe Bayer Leverkusen përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Dueli ishte i baraspeshuar, por vendasit i shfrytëzuan më mirë mundësitë që kishin.

Francezi i Leipzig, Nkunku, nuk po ndalet së shënuari, i cili i dha golin e epërsisë në minutën e 32-të kundër Leverkusen-it.

Më pas, në pjesën e dytë, për të siguruar fitoren, Timo Werner shënoi për rezultatin 2:0.

Ndeshjet e tjera në Bundesligë, përfunduan kështu:

Stuttgart 2:1 Augsburg

Wolfsburg 4:0 Bochum

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore