Sport

Bayern Munich në “pole position” për transferimin e Kim


Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se Bayern Munich po e udhëheq garën për të nënshkruar me Kim Min-Jae dhe është gati të paguajë klauzolën e lirimit të mbrojtësit të Napolit.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar korean ishte një nga yjet e shfaqjes sw Napolit këtë sezon, duke luajtur një rol vendimtar në sistemin e Luciano Spalletti-t teksa klubi fluturoi drejt Scudetto-s së tretë në historinë e tyre.

Një lojtar taktikisht inteligjent dhe imponues, Kim ishte i rëndësishëm si në mbrojtje ashtu edhe në lojën e ndërtuar të Napolit, duke u shfaqur shpejt si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

Manchester United është një nga shumë klubet që duan të nënshkruajnë me koreanin, por ata nuk po udhëheqin më garën.

Di Marzio dhe “Sky Sports Germany” detajojnë se si Bayern është seriozisht i interesuar për nënshkrimin e Kim këtë verë dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të lirimit, e vlefshme vetëm për klubet nga jashtë.

Bisedimet mes dy klubeve pritet të fillojnë së shpejti me ritëm të plotë dhe mbrojtësi korean së shpejti mund të shkojë në Bundesliga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore