Sport

Bayern Munich merr vendimin për Eric Dier pas vetëm pesë ndeshjesh


Eric Dier

Bayern Munich ka marrë një vendim të madh për të ardhmen e Eric Dier pas vetëm pesë ndeshjesh, thonë raportet nga Gjermania.

Gjigantët bavarez kanë kaluar një kohë të trazuar në javët e fundit, me menaxherin Thomas Tuchel që tani do të largohet në fund të sezonit.

50-vjeçari zëvendësoi Julian Nagelsmann te Bayern në mars 2023 dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të Bundesliga-s muaj më vonë. Megjithatë, klubi tani qëndron tetë pikë prapa liderit Bayer Leverkusen pas humbjeve radhazi në ligë.

Një nga ato humbje ishte një humbje 3-0 ndaj Leverkusen-it, ndërsa ata u mundën 1-0 nga Lazio në ndeshjen e parë të 1/16-ës të Champions League.

Sipas “Sport Bild”, ka gjithashtu dyshime rreth të ardhmes së mbrojtësit të Bayern-it, Dier, me reprezentuesin anglez që nuk ka gjasa të qëndrojë në klub përtej verës.

Dyshimet kryesore kanë të bëjnë me aftësinë dhe performancat bazë të Dier-it, ndërkohë që ka pasur edhe pikëpyetje për shpejtësinë e tij.

Dier ka luajtur pesë herë për Bayern-in që kur u bashkua nga Tottenham-i në huazim, dhe nëse ai arrin një numër të caktuar ndeshjesh, klubi gjerman thuhet se do të duhet të paguajë rreth 3 milionë euro dhe ta bëjë këtë lëvizje të përhershme.

30-vjeçari fillimisht u nënshkrua mes një krize të vazhdueshme dëmtimesh në klub.

Ai iu bashkua klubit gjashtë muaj pasi kapiteni i Anglisë, Harry Kane, mbërriti nga Tottenham-i në një marrëveshje me vlerë fillestare 86 milionë paund.

Pas bashkimit me Bayern-in, Dier tha se lëvizja ishte një “ëndërr e realizuar”.

“Kjo lëvizje është një ëndërr e realizuar për mua”, tha Dier pas ardhjes së tij. “Sepse si fëmijë ju dëshironi të luani për një klub si Bayern-i një ditë. Bayern-i është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ka një histori të pabesueshme”.

“Dua ta ndihmoj skuadrën me shkathtësinë time në mbrojtje. Me të vërtetë po pres me padurim shokët e mi të rinj dhe tifozët në ‘Allianz Arena’, që në sytë e mi është një nga stadiumet më të mira në botë”, theksoi anglezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore