Sport

Bayern Munich konfirmon pesë raste të reja me koronavirus


Bayern Munich-u është prekur nga koronavirusi. Skuadra gjermane ka njoftuar se pesë raste të reja te lojtarët e tyre janë shtuar në dy ditët e fundit.

Lucas Hernandez, Tanguy Nianzou, Leroy Sane, Josip Stanisic dhe Dayot Upamecano kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Joshua Kimmich është shëruar plotësisht dhe është stërvitur me skuadrën. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat.

Ndërkohë, Manuel Neuer, Kingsley Coman, Corentin Tolisso dhe Omar Richards presin rezultatet e testeve pasi ishin infektuar më herët.

Bayern-i nis gjysmën e dytë të sezonit kundër Borussia Monchengladbach-ut këtë të premte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore