Futboll

Bayern Munich drejt titullit të nëntë


Në javën e 27 të Bundesligës, RB Leipzig “rrëzohet” kundër Bayern Munich dhe ndeshja përfundon me rezultatin 0 – 1, në favor të bavarezve.

Me këtë fitore Bayern regjistron shtatë fitore radhazi dhe merr +3 të tjera të vlefshme për t’u gozhduar edhe më në vendin e parë të klasifikimit (64 pikë) Serie A.

Goli i vetëm në takim u shënua nga mesfushori i Bayern-it, Leon Goretzka.

Leipzig nuk merr asgjë por ende mbetet në vend të dytë me 57 pikë.

Mposhtja e rivalit të drejtpërdrejtë (Leipzig), e shtyn Bayern edhe më afër titullit të nëntë të kampionatit gjerman.

Ndeshja e parafundit e Leipzig përfundoi me fitore kundër Arminia Bielefeld (0 – 1).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore