Përballje

Bayern Munich deklason Leverkusen-in


Ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat të thellë 1:5.

Goli i parë u shënua në fillim të ndeshjes, në minutën e katërt me anë të një nga pretendentëve kryesorë për topin e artë, Robert Lewandowski.

25 minuta pas golit të parë, Robert Lewandowski shënoi përsëri për të dyfishuar epërsinë.

Nga minuta e 34-të deri në të 37-tën, Bayern shënuan edhe tre gola të tjerë me Thomas Muller që shënoi i pari dhe Serge Gnabry i cili shënoi dy golat e tjerë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për bavarezët, pasi ata nuk shënuan më, por ishte Patrik Schick i cili shënoi golin e nderit në anët e Bayer Leverkusen.

Momentalisht, Bayern Munich radhiten të parët në Bundesliga me 19 pikë, ndërsa Bayern Leverkusen janë në vendin e tretë me 16 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore