Sport

Bayern-i kursehet ndaj Armina-s, por thyen rekorin 44-vjeçar


Bayern Munich-ut ka arritur një fitore minimale 1-0 përballë Armina Bielefeld-it në Bundesliga. Fitore e cila i ringjit në krye të renditjes me një pikë më shumë se Borussia Dortmund-i i vendit të dytë.

Edhe pse shënoi vetëm një gol, Bayern-i vendosi rekord të ri në Bundesliga. Bavarezët tashmë janë skuadra që kanë shënuar më shumë gola brenda një viti kalendarik, 102 gola. Rekordi mbahej nga Koln-i, i cili e kishte vendosur para 44 viteve.

Bayern-i dhe Armina u përballën për javën e 13 në Bundesliga. Loja u dominua përgjatë 90 minutave nga vendasit, pavarësisht se e gjetën vetëm një herë rrugën e rrjetës.

Heroi i bavarezëve ishte, Leroy Sane. Gjermani mposhti portierin kundërshtar në minutën e 71 dhe vulosi shifrat përfundimtare të takimit në 1-0.

Edhe pse u mposht nga Sane, portieri mik, Stefan Ortega, ishte lojtari më i mirë në fushë. 29-vjeçari bëri tetë pritje, gjashtë prej të cilave brenda zonës së 16 metërshit.

Për Bayern-in më të mirët në fushë ishin Thomas Muller-i, që edhe asistoi te goli i Sane-s, Benjamin Pavard-i dhe Corentin Tolisso.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore