Sport

Bayern-i gjobit Coman-in se shkoi në stërvitje me Mercedes


Bayern Munich-u raportohet se do të gjobisë, Kingsley Coman-in për shkakun se ky i fundit shkoi në stërvitje me makinë të tipit Mercedes dhe jo me atë të kompanisë Audi.

Sipas Bild, mos shkuarja në stërvitje me makinën që i ka dhënë sponsori i klubit, Audi, por, me një mjet tjetër, do i kushtojë francezit 50 mijë euro.

Ekipi i Bayern-it është i detyruar të shkojë në takime zyrtare apo stërvitje, me makinat e kompanisë Audi.

Duke parë shpeshëtinë e ngjarjeve ku lojtarët e Bayern-it, shkonin në stërvitje me makina luksoze, jo të markës Audi, drejtori sportiv, Hasan Salihamidziç-i, deklaroi në janar të 2020, se çdo lojtarë që shkon me një makinë tjetër, do të marrë gjobë në shifrën e 50 mijë eurove.

Audi është aksioner për një kohë të gjatë te Bayern-i dhe zotëron 8.33% të aksioneve të klubit. Si sponsor, prodhuesi i makinave me qendër në Ingolstadt i paguan Bayern-it 50 milionë euro në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore