Gjykata Speciale

Bastisjet e Speciales janë spektakël i radhës, thotë Klinaku


Faton Klinaku

Si “spektakël” të radhës e ka konsideruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, bastisjet e Gjykatës Speciale të enjten.

Këto komente, Klinaku i ka bërë në Facebook, pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi”, ka shkruar Klinaku.

Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, sipas tij, “janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore