Golden Eagle Ylli është këndellur dhe ka shënuar fitoren e tretë radhazi. Therandasit kanë mundur Bashkimin me rezultat 76:71, në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, ku epërsinë më të lartë e kishin mysafirët, gjashtë pikë, 11:17, por vendasit u kthyen shpejt për të barazuar rezultatin në 19:19, sa përfundoi kjo pjesë.
Në periodën e dytë, vendasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:37.
Prizrenasit shumë shpejt u rikthyen në periodën e tretë, ku kaluan në epërsi 45:46 dhe deri në fund të kësaj pjese zhvillohet lojë e barabartë, aq sa ishte rezultati pas 30 minutash, 59:59. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë vendimtarë, ku më të vëmendshëm u treguan vendasit, që fituan 76:73.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 21 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime dhe Chris Harris me 14 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Bashkimi më të mirët ishin Prentiss Nixon me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 13 pikë e dhjetë kërcime.
Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi pas katër humbjeve, ndërsa Bashkimi numëron dy fitore e pesë humbje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
“VLEN”: Jemi fitues absolut në kampin shqiptar