Basha uron Rutte-n: Lidershipi dhe vizioni i tij euro-atlantik është jetik për sigurinë dhe stabilitetin e NATO-s

SHFLETO
Vitjon Nina
26.06.2024 13:08
Loading Icons...

Lulzim Basha ka uruar zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke thënë se lidershipi dhe vizioni euro-atlantik i këtij të fundit është jetik për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë Aleancës.

Përmes një publikimi në X, ish-Twitter, Basha ka ndarë një mesazh për shefin e ri të NATO-s, Rutte:

Urime Mark Rutte për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Kredencialet e tij, lidershipi euroatlantik dhe vizioni i qartë për rolin e Aleancës në sigurimin e paqes dhe mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë janë të një rëndësie vendimtare në këtë moment jetik për sigurinë tonë kolektive dhe paqen dhe stabilitetin global.

 

Si një anëtare krenare e NATO-s, Shqipëria është e përkushtuar të qëndrojë fuqishëm pranë Ukrainës, deri në humbjen e pakushtëzuar të luftës kriminale të agresionit të Putinit dhe në promovimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, si një kontribut i domosdoshëm për stabilitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore.

Mark Rutte zgjidhet nga aleatët si Sekretar i ri i Përgjithshëm i NATO-s