Shqipëria

Basha: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në Facebook një video ku pretendon se “Shqipëria ka mbetur në vendnumëro” me Edi Ramën si kryeministër.

“Ka tetë vjet që vendi ka ngecur keq në baltë”, thuhet në videon e Bashës. “Tetë vite në vendnumëro për shkak të Ramës”.

Për kryeopozitarin gjithsesi, “më 25 prill vendi do të vihet sërish në lëvizje”. “Më 25 prill, fiton Shqipëria”, përmbyllet video e postuar nga kreu i PD-së.

Më herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama publikoi një video. Ai theksonte se “pavarësisht goditjeve të mëdha, qeveria do të vazhdojë përpara”.

Nisja zyrtare e fushatës zgjedhore është ende një muaj larg. Gjithsesi, postimi i rregullt i këtyre videove tregon metodën e re të përzgjedhur nga dy kandidatët për kryeministër, ku fushata bëhet 365 ditët e vitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore